-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Putin burrë shteti”, serbët i sulen Vuçiçit në protestë: Ti je shqiptar

Kryesoret

Qytetarë të shumtë serbë kanë dalë për të protestuar në mbështetje të Rusisë, pasi Aleksandër Vuçiç nuk e përkrahi pushtimin rus ndaj Ukrainës. Protestuesit janë mbledhur në afërsi të Presidencës së Serbisë, duke e mbyllur rrugën për qarkullim.

Të mbledhurit kanë kënduar mesazhe mbështetjeje për Rusinë, e cila filloi pushtimin e Ukrainës të enjten e kaluar. Përfaqësuesit e organizatave të ekstremit të djathtë – Damnjan Knezevic nga Patrulla Popullore, Mladen Obradovic nga Obraz iu drejtuan pjesëmarrësve të protestës nga skena duke u thënë se nëse Serbia vendos sanksione ndaj Rusisë pas zgjedhjeve, dy herë më shumë njerëz se sonte do të dalin në rrugë.

Knezevic u dërgoi një mesazh CNN, BBC dhe RTS, “se rusofobia në Serbi është një gabim statistikor”.

Obradovic tha se “Rusia po çliron të gjithë botën nga kërcënimet e NATO-s” dhe se sot “Putini ka treguar se kush është burrështetasi më i fortë dhe më i guximshëm në botë”.

Tubimi filloi me himnet e Serbisë dhe Rusisë, qytetarët mbajtën flamuj rus dhe serb dhe brohorisnin “Rusi, Rusi”, “Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë”, “Tradhti, tradhti” dhe “Vuçiç shqiptar, e tradhtove Serbinë”. Protestuesit më pas shkuan për shëtitje drejt ambasadës ruse./ Ekspres

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit