Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Poloni për të diskutuar për sigurinë e refugjatëve ukrainas dhe ndihmën humanitare, raporton Reuters.
Blinken është në Rzeszow, një qytet juglindor ne Poloni afër kufirit me Ukrainën, në të cilin qindra mijëra ukrainas kanë kaluar që nga fillimi i pushtimit rus.
Ai do të takohet me zyrtarë polakë, përfshirë ministrin e jashtëm anëtar të NATO-s Zbigniew Rau.
Më shumë se 1 milion refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit dhe janë zhvendosur në Poloni.
Blinken tha se NATO, të cilën e quajti një aleancë mbrojtëse, po kërkonte të parandalonte përhapjen e luftës përtej Ukrainës.
“Ne nuk kërkojmë asnjë konflikt, por nëse konflikti vjen tek ne, ne jemi gati për të,” tha Blinken, “dhe ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.”/5pyetjet.al