Ditën e sotme dy anëtar të Komisionit Hetimor të Inceneratorëve Lefter Gështenja dhe Dhurata Çupi kanë dal në një deklaratë për media dhe kanë treguar për dy ministrat që PD ka paditur në SPAK.
Ministri i parë Arban Ahmetaj është dërguan në SPAK për shkak të inplikimit të tij në aferën e incerenatorit të Fierit.
Sipas PD-së ai ka dhënë firmën që dy miqtë e tij të përfitonin miliona euro nga buxheti i shtetit me skemën e djegëseve të plehrave.
“Është fakt se në dy ministri të ndryshme, Arben Ahmetaj ka pranuar dhe më pas ka firmosur financimin me 53 milionë euro për incineratorët e Elbasanit dhe Fierit. Pa firmën e Ministrit të Financave dhe pa miratimin e kryeministrit, nuk munde të miratohej një skemë e tillë e jashtëzakonshme financimi.
Është fakt se Arben Ahmetaj ka miratuar modelin financiar për incineratorin e Tiranës, që është kryevepra e korrupsionit të qeverisë së Ramës dhe bashkisë së Tiranës.
Është fakt se asnjë nga incineratorët nuk është sot në punë, pavarësisht miiinave të oaguar nga taksat e shqiptarëve me firmën e Arben Ahmetajt dhe miratimit nga Edi Rama.
Është fakt se 2 nga x anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për rastin e Tiranës janë të emëruar nga Arben Ahmetaj.
Është fakt se në kohën që në kohën e vlerësimit të ofertave për Tiranën Arben Ahmetaj ishte me pushime me 2 nga pronarët e ardhshëm të incinerstorit të Tiranës, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto,” ka listuar Dhurata Çupi në fjalën e saj./5pyetjet.al