Deputeti i PD-së, Luan Baçi, pjesë e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” me Sali Berishën ka publikuar një video, ku pretendon, se një person që shfaqet aty, sipas tij është punonjës i bashkisë Lushnje dhe ka lista në dorë në një qendër.
“Bujar Kullolli, kryetar i NJ.V. Allkaj, në shkelje të plotë të ligjit, në shërbim të “Sefave” denoncon Baçi.
DIALOGU
Personi pas kamerës: Po të bëj video me listat me të gjitha
Shoqëruesi i Bujar Kullollit: Po re bëj.
Personi pas kamerës: Për ça i mban listat?
Shoqëruesi i Bujar Kullollit: Për ça të duhen? Hajde se do flasim bashkë.
Personi pas kamerës: Do flasim. Rrini me listat para…
/5pyetjet.al