Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore.
Në Rajonin Jugor ka pasur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Përrenjas-Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normalisht.
Në Rajonin Qendror ka pasur reshje dëbore në:, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Fushë Stude- Klenjë.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në Qafë Mollë- Bizë, Krujë-Sarisalltik, Zëmblak-Goricë
Në Rajonin Verior ka pasur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë.
Në akset Ura e Çereneçit-Klenjë dhe Qafë Bualli-Krastë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore./5pyetjet.al