Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka marrë pjesë në mbikëqyrjen e procesit të votimit në Durrës.
Soreca u shfaq në universitetin Aleksandër Moisiu ku po zhvillohen votimet për zonën e “Currilave” në Durrës.
Ambasadori përshëndeti në shqip komisionerët dhe i pyeti sesi po shkonte procesi i votimit apo nëse kishin pasur probleme me pajisjet e identifikimit elektronik.
Soreca pyeti komisionerët, nëse ka pasur probleme me pajisjet elektoronike,sa ishte pjesëmmarja, dhe nëse priten ende qyztetrë?
Ai më tej në një bashkëbisedim me gazetarët tha se do të largohej në një detyrë të re të ngarkuar nga BE, por shtoi se po largohej vetëm fizikisht, ndërsa shpirtërisht do ishte në Shqipëri./5pyetjet.al