16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“PD po qan”, grupi i Berishës ironi me Bashën për “Vorën”: S’ka më qofte falas

Kryesoret

Në Vorë procesi zgjedhor po zhvillohet pa komisionerët e PD-së. Akuzat e PD-së dhe tensionimi i situatës çoi Ilirjan Celibashin në Vorë, ndërsa Jorida Tabaku depozitoi një padi për komisionerët socialistë dhe LSI-së në prokurori.

Por përfaqësuesit e Sali Berishës, që kandidon me koalicionin “Shtëpia e Lirisë” e cilësojnë këtë sjellje të selisë blu, turp, pasi sipas tyre nuk kanë as komisionerë dhe jo më votues.

“PD ka tentuar të importojë komisionerë nga jashtë në një tentativë për të manipuluar zgjedhjet. Një marifet i turpshëm, që këta komisionerë që nuk i futën nga dera, t’i fusin nga dritarja. Komisionerë të importuar nga Tirana si të paanshëm.

Për këtë po qanë sot. Komisionerë që nuk janë banues në këtë njësi, nuk lejohen të administrojnë procesin në këtë zonë, kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë, nuk kanë asnjë shans që të ecë.

Si qeveria njëherë e një kohë që “burg për të tërë”, tani është PD që ka sloganin e ri “Kallëzime penale për të tërë” tha Ivi Kaso duke ironizuar deklaratën dhe veprimet e Jorida Tabakut. Ndërkohë që Arben Ristani e mbylli me një batutë. “Qoftet nuk mund t’i hanë të gatshme, duhet të punojnë dhe luftojnë”.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit