Kandidati i PD për bashkinë Lushnje, Indrit Sefa në përfundim të procesit të votimit u shpreh për mediat se vullneti i qytetarëve tashmë ndodhet në kuti do të lexohet siç ata e kanë hedhur, duke mos e kontestuar kështu procesin, por pranuar atë sido që të jetë rezultati.
“Kushtet atmosferike nuk ishin në favor të pjesëmarrjes së lartë në zgjedhje, por shumë lushnjarë e ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese. Falenderoj me zemër këdo që mori pjesë në zgjedhje, pavarësisht preferencës së tyre politike.
Jam i sigurt se përmbajtja dhe qytetaria do të na shoqërojnë deri më numërimin e votës së fundit! Vullneti i lushnjarëve do të lexohet siç është në kutitë e votimit.
Dëshirën për të patur një bashki në shërbim të njerëzve, e kam ndier në çdo takim me bashkëqytetarët e mi, prandaj besoj fort se vota e tyre është për ndryshimin! Çdo votë vlen! Çdo votë do të numërohet!”, tha Sefa.
/5pyetjet.al