Policia ka siguruar fotot e të dyshuarve për vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.
Ata janë Renato, Florin dhe Adriano Mhillaj, të cilët janë shpallur në kërkim. Dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur për arsye hakmarrjeje, pasi Renato është djali i Genc Mhillajt, i cili u vra në vitin 2016.
Atëherë, Kreshnik dhe Jozef Mujeci u akuzuan për vrasjen e Genc Mhillajt, por në vitin 2018, Gjykata e Shkodrës shpalli të pafajshëm Kreshnikun.
Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur lidhjet mes këtyre ngjarjeve dhe motivet e mundshme të hakmarrjes.
Djali mori hakun e babait! Dalin emrat-Kush janë tre të kërkuarit për vrasjen?









