-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS fiton me 70% Vorën, Berisha zbret Bashën në vendin e tretë

Kryesoret

Rezultatet paraprake të Bashkisë Vorë kanë dalë në dritë, të shpallura nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe fitues, është kandidati i Partisë Socialiste, Blerim Shera.

70% të votave ka marrë PS, 24% Lulzim Vrana i “Shpisë së Lirisë”, dhe dhe 6.4% Ymer Marku.

Ilirjan Celibashi, ka deklaruar në një konferencë për mediat se Vorën e ka fituar PS.

“Dua të njoftoj që e kemi mbyllur procesin e votimit, kemi rezultatet për Bashkinë Vorë dhe sipas këtyre rezultateve që janë paraprake, pjesëmarrja janë 11 mijë e 96 zgjedhës. Fiton kandidati i Partisë Socialiste, Blerim Shera me 7530 vota. I dyti vjen Lulzim Vrana i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” me 2589 vota, ndërsa i fundit është kandidati i Partisë Demokratike, Ymer Marku me vetëm 687 vota.”/5pyetje.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit