Ka nisur në orën 07:00 votimi për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki në vendit, por jo pa probleme.
Mësohet se në 3 njësi administrative në Dibër është ndërprerë energjia elektrike, ndërsa në 11 qendra s’ka identifikim elektronik.
Ndërkohë, moti i keq ka vështirësuar procesin e votimit në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Bëhet me dije se janë dy njësi administrative, Shosh dhe Pult, ku nuk ka nisur ende votimi, teksa kutitë e votimit kanë mbetur në dëborë.
Në Vorë, në një qendër votimi në gjimnazin “Isa Boletini”, ende nuk ka nisur procesi i votimit pasi mungojnë komisionerët e Partisë Demokratike.