-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha thyen heshtjen pas disfatës së dyfishtë

Kryesoret

Me një buzëqeshje të sforcuar, Lulzim Basha paraditen e sotme u shfaq në një takim me një grup mësuesish dhe specialistësh pranë PD-së për t’u uruar arsimtarëve festën e 7 Marsit dhe dëgjuar problemet e sistemit.

“Pagat e mësuesve shqiptarë kanë zbritur në nivelet më të papranueshme krahasuar me cdo vend të rajonit, por edhe qoftë për ambientin që i ofrohet. Është një ditë e vrenjtur, jo vetëm në kuptimin e motit, ju uroj të gjithëve gëzuar 7 marsin. Në zemrat tona keni një vend të veçantë” tha Basha gjatë fjalës së tij.


“Nëna ime ka qenë arsimtare dhe nuk më shqitet nga kujtesa koha dhe mundi që i kushtonte ditë për ditë për t’u dhënë nxënësve më të mirën” tha më tej ai, por nuk komentoi rezultatin e zgjedhjeve.

Mbrëmjen e djeshme pa kaluar mesnata dhe pa nisur numërimi, Lulzim Basha u largua i heshtur duke fikur dritat e selisë blu, ndërsa edhe sot deri paradite nuk ka asnjë deklaratë nga PD-ja zyrtare, që jo vetëm nuk ka fituar asnjë bashki (tre janë ende në numërim), por në dy prej tre ku është shpallur fituesi ka dalë forcë e tretë pas grupit të Sali Berishës.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit