Në Shkodër pritet që brenda pak orëve të mbyllet procesi i numërimit të votave nëse nuk do të ketë ndërprerje nga komisionerët.
Deri në orën 09:00 në kryeqendrën e veriut janë numëruar 170 nga 250 kuti.
Bardh Spahia, që është kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” kryeson bindshëm me 14438 vota, i ndjekur nga Majlinda Angoni me 12811 vota.
Në vendin e tretë renditet kandidati i Lulzim Bashës, Xhemal Bushati, 5083.
/5pyetjet.al