-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Disfata e fortë, vjen reagimi i parë nga brenda PD-së që trondit Bashën

Kryesoret

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj e konsideron si tronditëse humbjen në zgjedhjet e së dielës dhe sipas tij ky rezultat tejkalon çdo parashikim ogurzi. 

Lulzim Basha gjeti disa alibi, por ai thotë se cdo justifikim është i papranueshëm dhe për këtë arsye kërkon mbledhjen e organeve drejtuese duke shtuar se është gati të marrë përgjegjësinë që i takon, që nënkupton dorëheqjen nga posti.

“Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.  Përtej çdo rrethane kunder nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askend pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshem!

PD duhet të mbledhe sonte me urgjence organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale. Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj pergjegjësinë time.

Nuk do t’i shmangem asaj per asnjë arsye apo interes që bie në kundershtim me vullnetin e shoqerisë dhe parimet e mia etike” shkruan Gjekmarkaj.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit