-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Doli i fundit, Basha: S’e jap dorëheqjen, unë nuk kam humbur asnjëherë

Kryesoret

Lulzim Basha nuk do të largohet nga drejtimi i partisë më të madhe në opozitë edhe pas humbjes së këtyre zgjedhjeve të pjesshme lokale që u zhvilluan dje në 6 bashki të vendit, ku PD nuk mori asnjë njësi të qeverisjes së pushtetit lokal. Në një prononcim për mediat në përfundim të një aktiviteti me rastin e 7 marsit, Basha tha se këto zgjedhje ishin anomali, ndikoi krimi, lufta brenda PD-së, impikoi edhe KQZ-në dhe në fund po sipas tij fitoi refuzimi i qytetarëve për të mos marrë pjesë. E ndërsa konfirmoi se nuk do të japë dorëheqjen, lideri demokrat theksoi se do të vazhdojë punën me reformën zgjedhore dhe reformimin e PD-së, por që prek të gjitha nivelet përveç karriges së tij.

“Së pari dua që procesi të përfundojë, u bëj thirrjeve numëruesve të vazhdojnë deri në fund procesin. Së dyti, procesi i gjashtë marsit ishte anomali. Anomalia e parë ishin votimet moniste. Dhe e dyta, katër nga kryebashkiakët monistë dolën me rekorde kriminale, njëri ndërroi jetë dhe tjetri vendosi të kandidonte.

Në këto kushte dhe kur nuk ka asnjë reflektim për anomalitë e tjera mendoj se shumica e shqiptarëve e kanë kuptuar nevojën e thellë për një reformë zgjedhore, që është arsyeja përse ndodhemi në atë parlament.

Një reformë që t’u japë shqiptarëve një sistem politik që i mbron dhe jep llogari, ky nuk është rasti sot, që është vendosur në shërbim të një grushti politikanësh. Asgjë nuk ka ndryshuar me krimet zgjedhore të 25 prillit, përkundrazi problemet janë thelluar me një mos pjesëmarrje të madhe, rekord të ulët votuesish, qytetarët e braktisën procesin, pasi nuk kishin asnjë garanci shtesë, madje PD-së iu mohuan komisionerët.

Na takon të bëjmë një reformim të thellë, nevojës për t’u shkëputur nga e kaluara dhe për t’u folur njerëzve. Mos e trajtojmë PD-në dhe opozitën si qëllim në vetvete, por si instrument. Nuk është koha as për t’i ikur përgjegjësive, as sikur jetojmë në një planet tjetër. PD është vendosur në një sulm të shumëfishtë për nevoja personale, përgjigja jonë është një reformë edhe më e thellë.

Pa diskutim kemi gabimet dhe mëkatet tona, përgjegjësinë tonë, edhe pse i ofrojmë qeverisë opozitë ballore. Dje njerëzit folën qartë për mos pjesëmarrje, kjo kërkon një reformim të thellë brenda PD-së. Dhe këtë do të bëjmë, do të reformohemi duke dëgjuar, dëshirat, kritikat dhe aspiratat e tyre.

Do të bëjmë gjithçka që të jemi një orë e më parë që këto zgjidhje ti kthejmë në realitet. Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time, jam përballur me masakra zgjedhore” tha Basha.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit