-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Edhe deputeti i Elbasanit kundër Bashës: Bëj një hap pas tani, nesër do të jetë vonë

Kryesoret

Mes zërave që i kanë kërkuar Luzim Bashës të jap dorëheqjen si kryetar i PD-së pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit është bashkuar edhe deputeti i Elbasanit në këtë parti, Lefter Gështenja.

Mësohet se në mbledhjen e grupit parlamentar të mbajtur këtë të hënë, Gështenja ka kërkuar një reflektim të thellë nga vetë Basha dhe pastaj të gjithë të tjerët në mënyrë që të shpëtohet PD-ja, ndërsa shtoi se demokratët sot janë të ndarë.

“Duhet të bëni një hap pas ju i pari pastaj me radhë të gjithë në mënyrë që të bashkohen demokratët në bazë. Nuk mund të vazhdohet me kështu. Duhet reflektim i thellë nga të gjithë nga ju i pari. Duhet të sakrifikojmë të gjithë që të shpëtojmë PD-në. Nëse na dhimbset vërtetë PD-ja duhet ta bëjmë sot se nesër do jetë vonë. Ju duhet të bëni një hap pas që të bashkohen demokratët. Sot demokratet janë të ndarë. Drejtuesit e partisë nuk dalin në terren janë larguar nga strukturat e Partisë Demokratike dhe shkojmë vetëm për fushata, nuk mund të vazhdohet kështu“, është shprehur Gështenja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit