-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lushnja votëbeson PS-në, Balla: Fokusi te bujqësia! Sefa: Dera hapur për opozitën

Kryesoret

Në Lushnje, qytetarët kanë votëbesuar në shumicë dërrmuese kandidaten socialiste Eriselda Sefa përballë dy opozitarëve të djathtë, Elton Bano dhe Indrit Sefa.

Në përfundim të procesit të numërimit, drejtuesi politik i PS-së Taulant Balla u shpreh se fituesi do të nisë direkt zbatimin e angazhimeve që mori.

“Punët do të fillojnë menjëherë. Të gjithë angazhimet që kemi marrë, do i qëndrojmë fjalës së dhënë dhe ju do të jeni dëshmitarët.

I uroj Eriseldës suksese në këtë votëbesim. Këtu do të jemi edhe pas një viti, na duhet më shumë punë për të thelluar fitoren në vitin e ardhshëm.

Pjesëmarrja ka qenë ulët në të gjashta bashkitë, ne prisnim pak më shumë, por dje ishte një ditë kushtesh atmosferike, edhe pse bujqësinë shiu është bereqet.

Pa Lushnjen një pjesë e madhe e prodhimit të bujqësisë nuk do të kishte kuptim. Ne do të vazhdojmë të fokusohemi te investimet në bujqësi” tha ai.

E emocionuar, Eriselda Sefa tha se dera e bashkisë do të jetë e hapur edhe për ata që nuk e votuan. “Falenderoj qytetarët për besimin. Idetë dhe premtimet do të vihen në zbatim, por edhe ata që nuk më votuan do të gjejnë derën e bashkisë hapur” tha ajo.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit