Beniada Nishani ka treguar së fundmi mbështetjen e saj ndaj Bora Zemanit në rrjetet sociale.
Moderatorja së fundmi i është bashkuar Arbër Hajdarit në një kauzë bamirësie për të ndihmuar një vogëlushe 6-vjeçare e cila vuan nga një leuçemi e rrallë.
Bora e ka takuar atë në spital duke i bërë disa dhurata teksa u ka bërë thirrje të gjithëve që të kontribuojnë financiarisht.
Kjo video së fundmi është shpërndaë në Instastory edhe nga Beniada e cila ka treguar kështu mbështetjen dhe vlerësimin e saj ndaj Borës
Veprimi i saj ka marrë vëmendje pasi Beniada ka qenë një nga mikeshat më të mira të Donaldit brenda “Big Brother VIP”.
Ndonëse modelja e ka mbështetur lidhjen e tij dhe të Beatrix, ajo po ashtu ka folur shpesh për Borën duke shprehur hapur pëlqimin e saj.
