Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës Erion Veliaj ka falënderuar qytetarët e Rrogozhinës për fitoren që i besuan Edison Memollës.
“Kemi fituar në Rrogozhinë mbi 60%, sa të dy kandidatët e opozitës bashkë. E di që kemi një pafundësi punësh në Rrogozhinë, deri kur edhe familja e fundit të jetë futur në banesë.
Është edhe një zonë turistike, ndoshta këtë vit të rikuperojmë edhe humbjet e dy viteve të fundit. Të gjithë ata që nuk kanë votuar PS-në, do u shërbejmë të gjithëve njëlloj.
Me fitoren mbi 70% në Vorë dhe 60% në Rrogozhinë, thelbi është që filozofia që kemi inkurajuar është që ajo që nuk mbjell sherr.
Falënderoj kolegët e opozitës, dy kandidatët e opozitës në Vorë dhe Rrogozhinë ishin civilë” tha ai.
/5pyetjet.al