-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali: Shqipëria dënon agresionin e Putinit, pamjet në Ukrainë na kujtojnë sulmet serbe në Kosovë

Kryesoret

Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ditën e sotme në Kuvend u shpreh kundër agresionit rus në Ukrainë.

Ajo gjithashtu u shpreh se shqiptarëve kjo situatë iu kujton imazhet e luftës në Kosovë nga pushtimi serb.

“Ajo që askush nuk e mendonte as si mundësi të largët, ndodhi dhe po vazhdon të ndodh prej 12 ditë-netësh të gjata në Europën e lirë më pak se një çerek shekulli, një shtet i pavarur, sovran dhe demokratik u sulmua nga një shtet fqinj. Shqipëria dënoi agresion, që ka një emër të vetëm, Vladimir Putin. Ukraina është bërë kryefjala e sotme e ankthit botëror.

1.5 mln qytetarë të Ukrainës janë larguar. Numri i tyre rritet dita ditës, ndërkohë që sulmi vijon. Për ne shqiptarët këto pamje zgjojnë kujtime të dhimbshme. Edhe ne kemi përjetuar kur regjimi i Millosheviçit sulmoi qytetarët kosovarë. dhe i sulmoi vetëm se ishin shqiptarë. Në atë kohë NATO e SHBA u vu në një beteje të madhe morale, se nuk kishte asnjë alternativë tjetër. Menduam se Kosova do të ishte teatri i fundit i luftës që do të ndodhte në Europë.

Sulmi ndaj Ukrainës, është sulm mbi të gjithë botën e lirë. Ukrainasit nuk e filluan luftën, por ata po luftojnë heroikisht për tokën e të parëve. Zelensky është kthyer një mbrojtës i botës së lirë.”, tha Spiropali.

Elisa Spiropali foli dhe për presidentin e Ukrainës, Zelensky-n se është kthyer në një simbol ndërkombëtar të rezistencës kundër brutalitetit rus dhe një mbrojtës i botës së lirë.

“Ukrainasit nuk e filluan luftën por ata po luftojnë heroikisht për tokën e të parëve për lirinë e fituar me gjak për fëmijët e tyre. Presidenti zelensky është kthyer në një simbol ndërkombëtar të rezistencës kundër brutalitetit rus por dhe një mbrojtës i botës së lirë. Lufta nuk bën kompromise për viktimat e saj. Ajo sot në shtëpinë e gjith botës është dhe në shtëpinë e çdo shqiptari” , u shpreh Spiropali.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit