-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre fushat ku Amerika mund të ndërmarrë veprime shpejt në Ukrainë

Kryesoret

Zyrtarët amerikanë kanë identifikuar tri fusha në të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ndërmarrin së shpejti veprime, si kundërpërgjigje ndaj Rusisë pas sulmeve të intensifikuara në Ukrainë.

Sipas CNN, ata pritet të vendosin një ndalesë në importin e naftës ruse, të bëjnë një deklaratë të krimeve të luftës kundër Rusisë, si dhe të ofrojnë ndihmë për lehtësimin e dërgimit të avionëve luftarakë polakë në Ukrainë.

Diskutimet urgjente që po zhvillohen midis ndihmësve të lartë të Presidentit Joe Biden dhe midis aleatëve evropianë të SHBA-së vijnë pasi përpjekjet për të evakuuar civilët nga qytetet ukrainase u penguan nga bombardimet ruse dhe Presidenti i Ukrainës iu lut Perëndimit të bënte më shumë.

Zyrtarët e lartë të sigurisë kombëtare të SHBA-së thanë se ata po kërkonin me ngut mënyra për të ndëshkuar më tej Putinin, derisa janë duke ofruar mbështetje për ushtrinë ukrainase./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit