-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zëri i Amerikës: Shkodra i besoi Berishës, goditje e fortë për Bashën

Kryesoret

Në Shqipëri, ndërsa numërimi i votave të zgjedhjeve të pjesshme vendore të zhvilluara dje në 6 bashki të vendit, po shkon dret fundit, Partia Socialiste rezulton fituese në 5 prej tyre, Vorë, Rrogozhinë, Lushnje, Dibër, por dhe Durrës, ku ende nuk ka përfunduar votimi, por diferenca e madhe e candidates së PS, me rivalët e saj, e bën të paprekshme fitoren dhe në këtë qytet.

Në Shkodër, në krye, me më shumë vota, është Bardh Spahia, kandidati i lëvizjes së ndërmarrë nga kryeministri Sali Berisha, në garë nën emrin e koalicionit Shtëpia e Lirisë, që formalisht mban siglat e LSI-së dhe Partisë Demokristiane. Kandidatët e zotit Berisha, kanë siguruar ndjeshëm më shumë vota se përfaqësuesit e Partisë Demokratike të kryetarit Lulzim Basha, përveç Rrogozhinës.

Vora ishte bashkia ku rezultati u shpall që mbrëmë. Kandidati socialist Blerim Shera siguroi 69.9 përqind të votave, përkundrejt 24.3 përqind të marra nga Lulzim Vrana, i Shtëpisë së Lirisë dhe 6.29 që kanë shkuar për kandidatin demokrat Ymer Marku.

Në Rrogozhinë, po ashtu socialistët arritën të marrin 60.73 përqind të votave me kandidatin e tyre Edison Memolla, ndërsa dy rivalët e tjerë të opozitës ndanë 21.96 përqind (Ferdinand Saraçi i PD) dhe 17.31 përqind (Hekuran Xhani i Shtëpisë së Lirisë).

Lushnja, ishte bashkia e tretë ku socialistët u rikonfirmuan me fitoren e kandidates së tyre Eriselda Sefa. Ajo arriti të marrë mbështetjen e 58.7 përqind të votuesve. Dy kandidatët e tjerë ndanë 30.8 përqind (Elton Bano i Shtëpisë së Lirisë) dhe 10.4 përqind të votave (Indrit Sefa i PD).

Në Dibër, po ashtu socialistët arritën një fitore të pastër, me diferencë të ndjeshme nga rivalët e tjerë. Kandidati i tyre Rrahim Spahiu është përpara me 60 .87 përqind të votive. Dy kandidatët e tjerë të djathtë, u ndanë me një numër prej disa dhjetra votash. Shpëtim Kryemadhi i Shtëpisë së Lirisë ka 19.46 përqind, dhe Luan Haka 19.28 përqind të votave, ndëkohë që kutia e fundit ka qen e dëmtuar dhe nuk është hapur..

Shkodra, pavarësisht përçarjes të së djathtës, duket se sërish ka zgjedhur t’i besojë po asaj. Në këtë bashki, historikisht të drejtuar nga e djathta, kur janë numëruar gati 85 përqind e kutive, udhëheq me afro 43.5 përqind kandidati Spahia i Shtëpisë së Lirisë, i ndjekur nga kandidatja socialiste Majlinda Angoni me 39.8 përqind. Diferenca mes tyre është prej pak më shumë se 1400 vota. Pavarësisht luhatjeve, zoti Bardhi ka ruajtur gjatë gjithë kohës kryesimin, dhe nuk duket se ka hapësira për një përmbysje.

E vetmja mundësi më e prekshme, në rast të ngushtimit të diferencës së votave, është nëse ajo do të zbresë poshtë 1177 votave, që përfaqësojnë nurmin e zgjedhjeve në tre qendra votimi ku dje zgjedhjet u shpallën të pavlefshme. Në një rast të tillë, atëherë zgjedhjet për të gjithë bashkinë e Shkodrës do të duhej të përsëriteshin. Kandidati i Partisë Demokratike Xhemal Bushati ka 16.57 përqind.

Në Durrës, një tjetër qytet i madh dhe i rëndësishëm, socialistët kanë ruajtur epërsinë e tyre. Edhe këtu, kur janë numëruar afro 95 përqind e kutive të votimit, kandidatja e PS, Emirjana Sako me 58.29 përqind. Në vend të dytë është kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Ardian Muka me 29.75 përqind, ndërsa kandidati demokrat Luan Hoti ka vetëm 11.97 përqind.

Ajo që bie në sy nga rezultatet e këtyre zgjedhjeve është fakti se socialistët, në të 5 Bashkitë ku kanë fituar ose janë drejt fitores, kanë siguruar më shumë se 58 përqind të votave, pra më tepër në diferencë dhe më shumatoren e votave të dy kandidatëve të tjerë të së djathtës. Një tregues i faktit se përçarja e Partisë Demokratike, duket se ka dhënë një tronditje të fortë në gjirin e mbështetësve të saj.

Nga ana tjetër, rezultati i ka dhënë një goditje kryetarit demokrat Lulzim Basha. Përveç Rrogozhinës, apo dhe Dibrës ku u nda me një diferencë shumë të ngushtë, në të gjitha bashkitë e tjera, kandidatët e tij kanë marrë shumë më pak vota se kandidatët e ish kryeministrit Sali Berisha./ VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit