Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën embargo totale ndaj naftës, gazit dhe qymyrit të Rusisë. Njoftimi erdhi nga presidenti Joe Biden, i cili foli për kostot që kjo do të sjellë për qytetarët e vendit të tij.
Ndërkohë, nuk ka vonuar shumë dhe ka reaguar edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili ka bërë thirrje të herë pas hershme ndaj SHBA që të merrnin këtë vendim. Ai ka falënderuar Amerikën për këtë vendim, duke e vlerësuar atë si një goditje në zemër të makinës së luftës të Putin.
Sanksionet mbi industrinë e naftës dhe gazit të Rusisë dikur konsideroheshin kryesisht jashtë tavolinës së diskutimit pasi zyrtarët në Shtetet e Bashkuara dhe Europë ishin të shqetësuar për një rritje globale të çmimeve. Por presioni ishte rritur mbi Biden për të vepruar, duke përfshirë Zelensky dhe ligjvënësit amerikanë nga të dyja palët, pasi sulmi i Rusisë në Ukrainë synon gjithnjë e më shumë civilët.