Ali Zili 36-vjeç i cili akuzohet për vrasjen e Bukurie dhe Fatmira Bamit, në fshati Proger të Devollit doli sot para gjykatës së Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë.
“Kam qenë i dehur kur kreva vrasjen, i vrava se më kishin para borxh”, ja thënë autori përpara togave të zeza.
Zili u mori jetën dy grave, nuse dhe vjehrrë 60 dhe 80 vjeçe, duke i masakruar me sende të forta, pasi shkoi për t’i grabitur.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes, por u zbulua të shtunën.
/5pyetjet.al