-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Korçë/ Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen dy persona

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme, policia e Korçës zhvilloi një operacion antidrogë që përfundoi me dy të arrestuar dhe një person të proceduar në gjendje të lirë.

Njëri prej të arrestuarve, S.D., 25 vjeç nga fshati Zëmblak, u kap me një sasi të kokainës të ndarë në doza të gatshme për shitje.

Gjatë kontrollit u ndal edhe një automjet me A.T., 20 vjeç, ku policia gjeti kanabis sativa. Një tjetër person, që ndodhej në makinë, tentoi të largohej, por u kap dhe u procedua në gjendje të lirë.

Të gjitha lëndët narkotike dhe pajisjet e sekuestruara janë dërguar për ekspertizë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këtë veprimtari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit