Presidenti kinez Xi Jinping ka ritheksuar se ata janë të gatshëm të ndërmjetësojnë politikat midis Ukrainës dhe Rusisë për të zgjidhur konfliktin.
Në një mbledhje online me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron, presidenti kinez e quajti shqetësuese situatën në Ukrainë, sipas një deklarate nga ministria e Jashtme e Kinës.
“Kina do të qëndrojë në komunikim dhe koordinim me Francën, Gjermaninë dhe BE-në dhe do të punojë në mënyrë aktive së bashku me komunitetin ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.
Po ashtu ai është shprehur kundër sanksioneve sepse po dëmtojnë shumë më shumë ekonomin globale./5pyetjet.al