-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kur partneri kërkon ‘pushim’ nga lidhja, si duhet të reagosh?

Kryesoret

Pra, partneri të ka kërkuar “pushim” për t’u menduar dhe për t’u kthjelluar për të ardhmen e lidhjes tuaj dhe ju nuk e doni këtë gjë. Mos i shkruaj dhe mos e merr në telefon! Do të ta shpjegojmë si të veprosh sipas këshillave të ekspertëve të marrëdhënieve për të ndryshuar totalisht lojën.

Fillimisht, duhet ta kuptosh që vendimi ishte i partnerit dhe merre si ndarje, pra “pushim” = ndarje sepse fundja s’ka asnjë lloj ndryshimi midis këtyre termave kur bëhet fjalë për një lidhje. Asnjë marrëdhënie nuk mund ta bësh pauzë për disa ditë edhe të rikthehesh sikur s’ka ndodhur asgjë.

Mos u mundo të rregullosh gjërat në moment, t’i shkruash, ta marrësh në telefon, ta pyesësh se ku ishte problemi dhe t’i përgjerohesh për ta provuar dhe një herë lidhjen! Mos e bëj!

Gabimi më i madh që mund të bësh tani është të përpiqesh të rindërtosh marrëdhënien (tashmë në pushim), kur ti vetë je në të njëjtën situatë ose më keq se në momentin kur partneri donte të largohej nga ti. Logjikisht thjesht e përkeqëson marrëdhënien tuaj drejt fundit sepse do të japësh idenë e një personi të dobët, dramatik, të varur, të ngjitur (e di që janë fjalë të vështira për t’u lexuar, por kështu ndodh në përgjithësi dhe dikush duhet t’jua thotë të vërtetën).

Nëse sillesh dhe mendon në këtë mënyrë, nuk mund ta përmirësosh situatën nga një pozicion i dobët në këtë marrëdhënie dhe partneri të marrë fuqi të plotë mbi ty dhe ndjenjat e tua. Sjellja e duhur është të tregohesh indiferent, të tregohesh misterioz, të pranosh “pushimin” i cili në një moment ~mund~ të kthehet në ndarje përfundimtare.

“No contact rule” është rregulli më i njohur dhe më i përmenduri nga ekspertët e marrëdhënieve në çift, ai që ka funksionuar në më shumë se 90% të rasteve sipas tyre. Sipas këtij rregulli nuk duhet të bësh asnjë veprim kundrejt personin tjetër për të paktën 21 ditë, as mesazh, as telefonatë, as pëlqime nëpër rrjete sociale, as dedikime nëpër story, as të kalosh “rastësisht” te lagjja e tij.

Me këtë sjellje arrin 2 zgjidhje: partneri bëhet kurioz pse nuk je interesuar për të, nëse nuk e do më, nëse e harrove kaq shpejt, vë në dyshim zgjedhjen e tij për këtë “pushimin” e famshëm. Më e rëndësishmja, duhet ta përdorësh këtë periudhë për t’u kujdesur për veten, të mësosh ndonjë hobi të ri, të njohësh njerëz të rinj, të takosh më shpesh shoqërinë, të ndihesh mirë me veten. Pra, kjo periudha e “no contact” duhet të jetë dhe një mënyrë për t’u zhvilluar akoma më tepër psikologjikisht, profesionalisht, pse jo edhe për ndryshime fizike.

Ekspertët garantojnë që nëse të ka dashur vërtet, do kthehet më shpejt se 21 ditët e rregullit, por e rëndësishme është të përqendrohesh realisht te vetja, te mirëqenia jote, mendërisht edhe energjitikisht.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit