-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Katër vendimet që firmosi Rama

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e fundit të qeverisë pas kthimit nga Greqia ka marrë disa vendime të rëndësishme që lidhen me investimet në Shqipëri dhe jo vetëm.

Agjencia për Media dhe Informim publikon vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë 24.04.2026 si më poshtë:

Këshilli i Ministrave vendosi:

-Miratimin për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin Nr.769 datë 13.12.2024 të Këshillit të Ministrave “Për transferimin te Korporata e Investimeve Shqiptare të pronave shtetërore për realizimin e projektit të investimit “Rijetëzimi i stadiumit ‘Selman Stërmasi’, Tiranë.

-Miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2024, me koeficient indeksi 6.4 %, të llogaritur sipas kritereve të përcaktuara në nenin nr.59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.

-Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territoret e Bashkive: Kamzë, Kurbin, Dropull, Selenicë.

-Njëherësh u miratuan dhe disa shpronësime për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i disa projekteve me rëndësi në disa bashki kryesore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit