-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një qëndrim “kotravers” në ditën e grave

Kryesoret

Nga Mentor Kikia

Padyshim që 8 Marsi është një ditë, kur grate, dhe jo vetëm ato, duhet të ngrejnë zërin për të drejtat e tyre. Por a jemi ne një shoqëri e ku liritë e grave janë të kufizuara?Mbi të gjitha, cilët janë treguesit që dëshmojnë se në Shqipëri gratë janë të dhunuara, apo të diskriminuara?E bëj këtë pyetje, pasi sa herë flitet për liri dhe barazi, mendja shkon tek politika, “barazi në përfaqësim, barazi në parlament etj etj”. Unë do ta nisja nga fshati, ku gruaja mban barrën e punëve dhe në mbrëmje edhe tërbimin e burrit pijanec. Nga provincat, ku gratë nuk shkojnë dot as në kafe, sepse bien në sy për keq.

Nga periferitë, ku nuk e njohin jetën sociale, por vetëm punën dhe shërbimin në familje.Nëse do të flisnim për barazi, unë do ta nisja pikërisht nga këtu, dhe jo nga numri i grave në qeveri, në parlament apo në institucione.Sepse gruaja nuk është viktimë e burrokracisë dhe e ligjit në këtë vend. Ajo nuk ndalohet të shkollohet, specializohet dhe të bëjë karrierë. Asnjë grua nuk pengohet të ecë përpara nëse është e aftë.

Atje ku dhunohet, ajo është viktimë e injorancës dhe mosfunksionimit të shtetit dhe moszabtimit të ligjit.Shqipëria ka patur një grua në krye të parlamentit, një grua në krye të prokurorisë së përgjithshme, ka patur e ka gjysmën e gjykatës kushtetuese gra…. Dhe do ta votoja me gjithë dëshirë një grua për kryeministre. Por një grua të zonjën, jo një grua vetëm sepse është grua. Madje pa katur një sforcim të madh për të përcaktuar me ligj % e grave në politikë.

Mbështetësit e kësaj ideje, mendonin se gratë janë qënie më e brishta dhe do ta zbusim agresivitetin burrëror në politikë. Por çfarë kanë bërë këto gra në politikë e në parlament? Asgjë, madje shumë prje tyre janë bërë edhe më të këqinj se burrat e këqinj. Janë shndërruar thjeshtë në vegla të politikës.Çfarë kanë bërë këto gra për ato gratë atje në fshat, në provinca e në përiferitë urbane, përveçse të vënë një fjongo në xhaketë në ditën kundër Kancerit të Gjirit?

Kur janë bërë bashkë gratë e mazhorancës dhe opozitës dhe të mëndojnë e veprojnë jo socialiste, demokrate dhe LS-iste, por të mendojnë si gra, si nëna, si motra?Kur u bënë bashkë gratë e një mazhorance politike dhe të ngrihen kundër një projektligji korruptiv të qeverisë së tyre, që e rëndon edhe më shumë varfërinë dhe gjendjen sociale të grave?Kur u bënë bashkë gratë e politikës që të kërkojnë miratimin e masave të forta, kundër ngacimit seksual në mjediset e punës nga burrat eprorë? Gratë në politikë nuk duhet të shërbejnë si makiazh për shoqërinë dhe klasën politike.

Me gjithë problemet që kemi, ne nuk jemi një shoqëri barbare, as një shoqëri islamike që i vrasim më gurë, në qendër të fshatit, gratë e pandershme.Nuk po ju them Gezuar gra, sepse nuk është një festë. Po ju them mbajeni kokën lart. Mos pranoni t’ju diskriminojnë sepse jeni gra, por as t’ju privilegjojnë vetëm sepse jeni gra. Luftoni të jeni të barabarta në shtëpi, në punë, në rrugë, në sport, në politikë, në shkencë, në shkollë e kudo.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit