-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama me sytë nga Zoti për çmimet, Kryemadhi: Mbylle gojën dhe mbaj përgjegjësi

Kryesoret

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas konferencës së kryeministrit Edi Rama lidhur me çmimet e energjisë elektrike dhe karburanteve.

Drejtuesja e LSI-së, referuar toneve dramatike të konferencës, thotë se lufta nuk është gjendje psikike, por veprohet sipas ligjit dhe shpjegon më pas se përse sipas saj Edi Rama mashtron.

“Me e pakta mbyll gojën. Lufta nuk është gjendje psiqike, por shpallet sipas parashikimeve ligjore.

Shqipëria nuk ka shpallur ligjërisht gjendjen e luftës dhe çmimet e karburanteve, energjisë elektrike, taksat e larta, janë të ndikuara vetëm prej vendimmarrjeve të Edi Ramës në krye të qeverisë.

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut, vend i cili nuk prodhon asnjë fuçi naftë, e marrin naftën më lirë dhe cilësisht më të mirë se qytetarët tanë.

Nafta që marrin qytetarët e Kosovës importohet në Durrës, transportohet deri atje dhe në pompa është më e lirë se nafta që marrin qytetarët tanë.

Kaq duhet të mjaftojë për të kuptuar cili është ndikues për shtrenjtimin aktual të karburanteve,  produkte jetike që ndikojnë ekonominë e çdo familje dhe biznesi në vend.

Ndryshe nga vendet e tjera të Evropës që vuajnë për burime të prodhimit të energjisë, Shqipëria është e pasur në nëntokën e saj me naftë, e bekuar me burime hidrike për prodhim energjie, me diell përgjatë gjithë vitit. Përmes një qeverisje të kujdesshme në menaxhimin e tyre, shqiptarët energjinë elektrike, naftën dhe nënproduktet e saj do duhet t’i merrnin gjithmonë me kosto shumë herë më të përballueshme.

Mos ja hani gënjeshtrat por kërkojini të mbajë përgjegjësi! Sepse, një njeri që edhe plehrat i shikon si mjet për tu pasuruar, siç tregoi afera e inceneratorëve, për të cilin presim SPAK të godasë fortë e lartë, në çdo moment të ushtrimit të funksionit njerëzit i konsideron miza dhe xhepin e vet më të rëndësishëm se ekonomia e familjeve shqiptare” shkruan ajo.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit