Nisur nga rreziku serb dhe rus, Albin Kurti i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe NATO-s për të forcuar krahun e tyre jugor të Ballkanit Perëndimor duke hapur rrugën për anëtarësim të përshpejtuar.
Ai kërkoi nga NATO dhe BE që të mos vazhdojnë më të ndjekin rendin e vjetër për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor.
Kurti u shpreh se Putin dëshiron ta shpërndajë konfliktin edhe në Ballkanin Perëndimor siç po bën në Bosnje Hercegovinë duke përdorur aktorët pro-rusë në rajon.
“Vladimir Putin është lider i luftës nuk është i paqes. Ai është i interesuar ta marrë të gjithë Ukrainën.
Të shndërrojë Kievin në një Sarajevë të dytë dhe të shpërndajë gjetiu konfliktin ku do të përdorë faktorët dhe aktorët që kontrollon dhe në Ballkanin Perëndimor” tha ai.
Kreu i qeverisë rrëfeu se Kosova është e rrezikuar nga konfliktet e reja. “Meqë ata do të synojnë konflikte të reja Ballkanin Perëndimor dhe posaçërisht Kosova janë të rrezikuar.
Në të kaluarën presidenti rus na përmendte një herë në muaj tani na përmend një herë në javë. Në këtë situatë të jashtëzakonshme nuk mund të sillemi mënyrë të zakonshme” tha Kurti.
/5pyetjet.al