-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta në Ukrainë, kancelari gjerman synon zgjidhjen, telefonon Putin

Kryesoret

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës kancelari  Olaf Scholz ka biseduar disa herë në telefon me presidentin rus Vladimir Putin.

Sikurse njoftoi Kremlini, të mërkurën është biseduar për “përpjekjet poliko-diplomatike” për zgjidhjen e konfliktit. Putin ka biseduar gjithashtu me Scholz lidhur me negociatat ruso-ukrainase. Është rënë dakord, që të vazhdohen kontaktet në nivele të ndryshme, thuhet më tej nga Kremlini lidhur me këtë telefonatë.

Grupet negociuese të Rusisë dhe të Ukrainës së fundi janë takuar të hënën në Bjellorusi, por nuk kanë bërë përparime të dukshme.

Scholz: Jo avionëve luftarak në Ukrainë

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz refuzon furnizimin me avion luftarakë MiG-29 nga NATO në Ukrainën e sulmuar prej Rusisë. Në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, Scholz iu referua ndihmave financiare, mbështetjes humanitare dhe furnizimeve me sisteme armatimi në Ukrainë. Duhet të bëhen të gjitha përpjekjet, në mënyrë që lufta të mos shtrihet në NATO, tha Scholz. Trudeau paralajmëroi nga një përshkallëzim. Sipas tij, Kanadaja do të vazhdojë të dërgojë pajisje armatimi dhe armë. “Ne duam të ulim tensionin e konfliktit dhe t’i japim fund atij”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit