-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i mbrojtjes Mehaj: Kosova është gati për në NATO

Kryesoret

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e grupit ndër institucional për anëtarësimin e Kosovës në NATO, ka reaguar ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.

Sipas tij FSK është gati që të jetë përkrah NATO e që një anëtarësimi i mundshëm i Kosovës do t`i shërbente paqes dhe stabilitetit dhe sigurisë kudo në botë.

Reagimi i plotë:

Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës, morëm vendimin për themelimin e Grupi punues ndërinstitucional për integrimin e Republikës së Kosovës në NATO. Anëtarësimi i Kosovës në NATO ishte dhe mbetet prioriteti kryesor strategjik i Republikës së Kosovës. Në momentumin e ri gjeopolitik, kam besimin e plotë se, aleatët tanë vendimmarrës më në krye SHBA-në, do të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit tonë. Republika e Kosovës është gati! Institucionet e Republikës së Kosovës janë gati! Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, jemi gati! Si anëtare e NATO-s në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë kudo në Botë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit