-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Do kandidojë për kryetare të PD? Duma i mbyll derën Berishës: Basha humbi besimin

Kryesoret

Grida Duma nuk e përjashton mundësinë për të kandiduar për kryetare të Partisë Demokratike. Deputetja demokrate, që dje hoqi dorë nga posti i n/kryetares së PD-së u shpreh sot për mediat se për momentin nuk e mendon që të kandidojë për t’i marrë partinë Lulzim Bashës. “Kjo është një gjë që as më shkon në mendje ta mendoj tani.

Kërkoj të rikthehet debati real në politikë” tha ajo për mediat përpara se të ngjiste shkallët e parlamentit. Situatën brenda PD e cilësoi të rëndë.

“Unë besoj që si cdo gjë në jetë dhe historinë e zhvillimeve, ka etapa, një minimum dhe maksimum dhe tani ka shkuar në maksimum dhe nuk mund të mbahet PD me asnjë pakicë”.

Nuk pranoi që të aludonte, ashtu sikur akuzon Sali Berisha se pas projektit të portit të Durrësit, qëndron Lulzim Basha, por e akuzoi liderin e saj për diçka tjetër.

“Nuk aludoj asgjë. Ne menduam si shtab i Durrësit që është jetike të qartësojmë qëndrimin e PD-së mbi këtë projekt, që dikush e quan zhvillimor, por që është i mbyllur, 84 hektarë u janë dhënë disa oligarkëve dhe duke mos pasur transparencë, minimalisht afera më e madhe duhet pa diskutim opozita ta bëjë transparente.

Qëndrimi ynë si PD, ka qenë që 81 hektarët t’u kthehen qytetarëve” tha ajo, por që dje në postimin ku lajmëronte dorëheqjen theksonte se Basha nuk pranoi që të bëhej ky sqarim.

Por kur e kuptoi që Lulzim Basha ishte dështak, sikur tha dje? “Duhet të dorëhiqet, do të bënte një akt fisnik madje. I janë dhënë të gjitha mundësitë, që me betejën dhe mbështetjen e të gjithëve ne, do t’i bënte demokratët që të ringriheshin.

6 Marsi nuk e tregoi këtë. Sa kohë që jemi në politikë, duke nisur nga secili nga ne, nëse unë thuajse nuk kam asnjë përgjegjësi dhe jap dorëheqjen, kur shumica të ka kërkuar largimin, dhe ti vazhdon e mban kreun e partisë, do të thotë që kjo është përfitimi i vetëm i tij.

Të gjitha vendimet i kemi marrë që duam ta çojmë PD-në drejt perëndimit, i janë dhënë këto mundësi, tani njerëzit nuk e kanë me vendimet, por me individët” tha ajo.

Sali Berisha i hapi derën e “Foltores”, por Duma e refuzoi “Unë kam thënë që PD duhet të ecë përpara dhe jo të shkojë pas”. Hapi i radhës? “Do informoheni” ishte fjalia e saj e fundit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit