Protestës në ditën e dytë përpara Kryeministrisë, sonte iu bashkua edhe artisti i mirënjohur Osman Mula. I zhgënjyer nga kjo klasë politike, shumicë dhe opozitë, artisti u bëri thirrje të rinjve që të mos largohen nga vendi por të ngrihen dhe t’i shporrin për t’i hapur rrugën një epoke të re.
“Ne jemi ata që kemi hedhur Enverin, nuk e kemi problem me të hedh edhe ty o burri i dheut (i drejtohet Edi Ramës). Ndaje mendjen ore burrë i dheut. Njerëzit nuk kanë bukë, ti merr edhe tre ministra dhe shkon në Dubai.
Si thotë ajo ministrja të shkoni në këmbë? Po njerëzit kanë halle, si ti çojnë njerëzit në spitale në kurriz? Pse more nuk ulesh me njerëzit.
Unë jam artist i popullit marr 300 mijë lekë pension, në datën një e marr, në datën 6 nuk kam lekë. Ju marrsha të keqen. Nëse doni me arrestuar ndonjë të ri, më mirë më merrni mua, as ua kam frikën, as nuk ua kam pasur. U mallkoftë Zoti” tha ai.