Prej orës 17:00 është bllokuar hyrja në qytetin bregdetar të Durrësit.
Me pankarta në duar, grupmosha të ndryshme dhe pa flamuj politikë, turma e qytetarëve nuk lejon hyrjen dhe daljen nga qyteti.
Thirrja e tyre i është drejtuar kryeministrit Edi Rama “ulni taksat dhe çmimin e karburantit”.
Kjo është dita e dytë e protestës së qytetarëve të Durrësit. Si dje edhe sot kanë fikur makinat te “Stacioni i Trenit”.
Policia ka qëndruar disa metra lart pa ndërhyjë, por duke i vëzhguar nga larg për të shmangur tensionet.