-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ironizoi Einxhelin për projektin e saj, Rudina Dembacaj shpjegon deklaratën

Kryesoret

Produksioni i “Big Brother VIP Albania” realizoi ëndrrën e Einxhel Shkirës për të ngritur një fondacion me qëllim për t’i “dhënë një dorë” vajzave dhe grave të shkollohen dhe të jenë të pavarura.

Pas këtij lajmi reagoi edhe aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj e cila ka ironizuar këtë projekt, duke thënë se ajo ka qenë e para që ka marrë iniciativën për një nismë të ngjashme rreth 1 vit e gjysmë më parë.

Me anë të një videoje të publikuar më parë në rrjetin e saj social “Instagram” ajo ka ironizuar nismën  “e kopjuar’.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Rudina foli për situatën duke thënë se këtë projekt ajo e ka shfaqur më parë në “Instagram” dhe se është nismë shumë e bukur.

“Në mëngjes më dërguan që ka qenë ideja e Einxhel për të bërë shkollimin e vajzave. Unë e kam pasur si projekt dhe e kam. Nuk e kam shfaqur askund se vajzat që po ndihmoj e kanë problem të dalin me fytyrë. Vijon çdo ditë. Kam kontaktuar me bashkitë e komunat, fillova me zonën e veriut dhe kam menduar që me disa bursa t’i sistemoj.

Nuk kishte ndonjë përplasje po kur u shfaq në televizion, u komentua si një projekt i padëgjuar ndërsa unë e kisha shfaqur 1 vit e gjysmë më parë në ‘Instagram’. Nuk thashë është plagjiaturë. Është nismë shumë e bukur dhe kur është në televizion, është e mrekullueshme.”, u shpreh Rudina Dembacaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit