Protesta kundër rritjes së çmimeve në qytetin e Durrësit është zhvendosur në drejtorinë vendore të policisë së qytetit. Ata kërkojnë nga uniformat blu që të lirojnë protestuesit e shoqëruar në komisariat.
“Lironi shokët tanë”, dëgjohen të brohorasin në kor protestuesit.
Protesta e mbajtur në Durrës, filloi rreth orës 17:00 me bllokimin e rrugëve kryesore në qytet dhe më pas vijoi me bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës.
Ndërkohë që protesta u zhvilluan dhe në qytet e Tiranës, Shkodrës, Lushnjës, Lezhës dhe Tepelenës.
Me përplasje u shoqërua dhe protesta në kryeqytet, ku policia nisi shoqërimet e protestuesve të cilët kishin bllokuar Unazën e Vogël.