-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Nga Kosova mund të nisen avionë luftarakë në Ukrainë, por s’na është kërkuar

Kryesoret

Kosova është përmendur në disa raportime si një nga opsionet e mundshme nga ku mund të nisen avionë ushtarakë për në Ukrainë, si një vend joanëtar i NATO-s.

Për këtë, kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk ka marrë ndonjë kërkesë, por në rast se ndodh do të konsultohet me të gjitha institucionet e shtetit.

“Ndonëse Kosova nuk është anëtar i NATO-s, NATO është në Kosovë. Ne dëshirojmë që të anëtarësohemi sa më shpejt që është e mundur në një situatë të tillë të jashtëzakonshme. Nuk kemi marrë një kërkesë të tillë për vendin tonë. Kur ta marrim një kërkesë, me Qeverinë e Kosovës, presidenten e vendit dhe Kuvendin, me ministrat e linjës, padyshim që do ta tajtojmë dhe do të japim në kohë rekorde përgjigjen e duhur”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar ofertën e Polonisë për t’i dërguar disa aeroplanë MIG-29 nga epoka sovjetike drejt Ukrainës përmes një baze ushtarake amerikane në Gjermani. Një nga opsionet e përmendura është Kosova.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit