Sipas një postimi në Telegram nga këshilli i qytetit, qyteti i Maripulit po bombardohet sërish, dhe rusët kane gënjyer për korridoret humanitare.
Një kolonë humanitare që përpiqet të arrijë në qytetin juglindor është dashur gjithashtu të kthehet prapa për shkak të luftimeve, sipas një postimi në media sociale nga zëvendëskryeministri i Ukrainës, raportoi Reuters.
Këshilltari presidencial ukrainas ka thënë në mediat sociale se Rusia po bllokon qëllimisht evakuimin e civilëve nga qyteti sepse nuk ka arritur të pushtojë portin me rëndësi strategjike.