-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Serbia sot është më e fuqishme, por nuk do luftë me Kosovën

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me kapacitetet ushtarake të vendit dhe situatën me Kosovën.

Ai u shpreh se sot Serbia është shumë më e përgatitur ushtarakisht se gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s në 1999, falë investimeve të vazhdueshme dhe rritjes ekonomike.

“Tani jemi shumë më të fortë dhe pikërisht për këtë arsye askush nuk do të na sulmojë, por duhet të vazhdojmë të forcohemi,” tha Vuçiç, duke shtuar se vendi zotëron pajisje moderne dhe armë të avancuara, përfshirë disa të siguruara nga Izraeli.

Duke folur për Kosovën, presidenti theksoi se tema vazhdon të diskutohet në negociata, por nënvizoi se nuk ka plan të çojë Serbinë në luftë.

“Tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë, por nuk dua luftë, sepse u kam premtuar qytetarëve paqe,” deklaroi Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit