Kreu i qeverisë Edi Rama tha se përballë krizës për karburantin do të na ndihmojë princi i kurorës së Dubait. “Ideja e kursimit nuk është e gabuar, do të vendosim kursime shumë të forta për qeverinë dhe administratën, do ta bëjmë. Nuk duhet të kapeni pas një fjale. Në Dubai është hera e parë që shkoj për të qëndruar.
Shkova për të nderuar himnin e Shqipërisë që u ngrit në mes të ekspo të 2020 që mbyllet në maj. E kam mik princin e kurorës, është një mik i rifituar i Shqipërisë. Pas një pengu që kishte me Shqipërinë dhe është miku im personal. Do të na ndihmojë edhe për këtë situatë” tha ai.