Pasi protestuan përballë kryeministrisë për rritjen e menjëhershme të çmimeve, qytetarët u zhvendosën në Unazën e vogël të Tiranës, ku bllokuan edhe qarkullimin e automjeteve për disa minuta.
Më pas, një grup prej tyre, shkoi te Drejtoria e Policisë për të protestuar mbi arrestimin e rreth 15 qytetarëve një ditë më parë.
Ndërkohë, policia tentoi të ndërhyjë për të larguar qytetarët nga ambientet para drejtorisë së policisë.