Prej orës 17:00 përpara Kryeministrisë po zhvillohet protesta e tretë kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe ushqimeve. Aktivistja Rezerta Caushaj i kërkoi qeverisë dhe kryeministrit Rama planin për uljen e çmimeve dhe jo atë që e cilësojnë show para kamerave.
“Cili është plani i qeverisë sonë? Lehtësi taksash? Jo. Kryeministri tha, po ua heq nga karburanti, tua vendos te rrogat. Jo ore jo. Ne duam të na i heqësh. Kjo e lehtëson konsumatorin. Kjo e mban ekonominë. Ky është plani i të gjitha vendeve. Është i testuar. Cili është plani i kryeministrit tonë që na frikësoi?
Ne duam që plani të zbatohet sipas ligjit, jo me kërcënime. Cili është plani i kryeministrit? Të ulet me Çet Kastratin (Shefqet Kastrati) para kamerave? Po ai ulet edhe pas kamerave. Çfarë plani është ky? Cili është plani i qeverisë sonë?” ishin pyetjet e saj.