-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Publikohet fotoja e zyrtarit të Vetëvendosjes që rrahu Sami Lushtaku

Kryesoret

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka vizituar kryetarin e degës së LVV-së të Skenderajt, Hysni Mehani i cili pretendon se është nga kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku.

“Në Spitalin e Mitrovicës vizituam aktivistin tonë dhe zëvendësministrin, Hysni Mehani. Personeli mjekësor po kujdeset për gjendjen e tij shëndetësore dhe u jemi mirënjohës për profesionalizmin e treguar.

Sami Lushtaku, ta kesh të qartë: me sulme fizike, presione dhe metoda banditeske nuk do ta ndalni kurrë Hysniun dhe as Lëvizjën Vetëvendosje.

Dhuna është arma e atyre që nuk kanë argumente politike dhe që përpiqen të mbjellin frikë te qytetarët dhe aktivistët politik përmes sulmeve fizike, kërcënimeve dhe presionit.

Askush nuk mund ta ndalë vullnetin qytetar për ndryshim me dhunë, presion apo banda politike. Ftojmë Partinë Demokratike të Kosovës që, nëse kanë sadopak guxim politik e njerëzor, ta dënojnë qartë dhe pa asnjë hezitim këtë sulm të papranueshëm”, ka shkruar Dugolli.

VIDEO-Momenti kur Sami Lushtaku bën për spital kreun e Vetëvendosjes në Skënderaj

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit