Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale për arrestimin e qytetarëve që protestuan këtë të premte për rritjen e çmimeve.
Protesta e së premtes u shtri në disa qytete të vendit, ndërsa në Berat pati edhe disa të shoqëruar nga policia pasi bllokuan rrugën.
Teksa ka publikuar një video në Facebook, ku 2 qytetarë futen me dhunë në automjetet e policisë, Berisha shkruan se dënon me ashpërsi “brutalitetin shtazor ndaj protestuesve”, siç e quan ai.
“Brutalitet shtazor ndaj protestuesve paqësorë në Berat. Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën e egër të narkobanditëve me uniformë ndaj protestuesve paqësorë dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të tyre”, mbyllet reagimi i Berishës.