Ish-zv/ kryeministri Erion Braçe i bën thirrje qeverisë dhe institucioneve ligjzbatuese të dënojnë abuzimin me çmimet në treg. Sipas kreut të Komisionit të Ekonomisë kjo po godet qytetarët, sidomos ato më të varfër. Sipas Braçes duhet ndërhyrë për të bërë inventarët në magazinat e cdo subjekti prodhues dhe tregtues në mënyrë që të ndalet një abuzim kaq i madh me çmimet që sipas tij është një gjë kriminale.
“Duhet te denojme abuzimin me cmimet ne treg! Eshte pune dhe duhet bere tani! Behet bashke-qytetaret qe perballen te paret me abuzim, qeveria, agjencite ligjzbatuese fiskale, ato me detyra inspektimi te tregut, agjencite ligjzbatuese qe kane shenjester krimin ekonomik. Abuzimi me cmimet e ushqimeve po godet konsumin dhe standardin e jeteses; po godet te varfrit por edhe te mesmit.
Abuzimi me cmimet e lendeve te para po godet prodhimin, investimet publike e private.
Ndaj po perseris thirrjen: Bëni inventaret ne cdo subjekt prodhues, tregetues, magazinat e tyre, cmimet! Shkoni ne Elbasan sot e shihni se sa hekur ka stok nje subjekt atje, terhequr nga tregu;
Do te fitoj para, dakord, por jo keshtu, ja kaq shume; nuk ka moral. Eshte krim! Po vrisni ekonomine kombetare dhe ekonomine familjare! Ndaj duhet te behemi bashke kunder abuzimit me cmimet, ta denojme abuzimin” thotë ai.








