Tensionohet situata në Durrës.
Numri i qytetarëve që i janë bashkuar sonte protestës në qytetin bregdetar ishte më i madh se dy netët e para.
Prej orës 17:00, qytetarët bllokuan hyrjen dhe daljen në qytet dhe rreth orës 18:00 arritën që për një moment të çanin gardhin e policisë duke tentuar të bllokojnë autostradën, por policia i shtriu në tokë në baltë duke i shoqëruar brenda në qeli.
Megjithatë, pavarësisht shoqërimeve, protesta vazhdon.