3 shtetas janë kapur nga policia e shtetit, pasi falsifikonin bileta për transport publik, Tiranë-Krrabë.
25-vjeçari me profesion faturino u arrestua pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë, falsifikonin dhe hidhnin në treg bileta të linjës së transportit publik Tiranë-Krrabë, të cilat nuk prodhoheshin në “Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë.”
Njoftim
“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se tre shtetas falsifikonin dhe hidhnin në treg bileta të transportit publik, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bileta”, në kuadër të të cilit u në arrestimi në flagrancë i shtetasit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, per veprat penale “Falsifikimi i letrave me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.