Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke marrë pjesë në Forumin Diplomatik në Antalia të Turqisë.
Osmani ka shpërndarë disa fotografi nga ceremonia e hapjes, e cila ka nisur nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Presidentja Osmani po ashtu gjatë ceremonisë ka takuar edhe sekretarin e përgjithshëm, Jens Stoltenberg.
“Mezi pres të takoj liderët e tjerë botërorë për të ritheksuar domsdoshmërinë e takimit për diplomaci. Dhe për të promovuar axhendën e fortë euroatlantike të Kosovës”, thotë ajo.
Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla-Schwarz do të takohen me homologë nga disa vende të botës, pjesëmarrës në këtë Forum.